Lajme

Vdekja e punëtorit në guroren e Krujës, në pranga juristi dhe 2 punëtorë

Tre persona janë arrestuar për vdekjen e punëtorit Asllan Jaupaj dhe plagosjen e një tjetri në guroren e Krujës.

55-vjeçari Jaupaj humbi jetën një ditë më parë, pas shpërthimit të tritolit në një gurore në Nikël të Krujës. Ndërkohë i plagosur mbeti edhe shtetasi Gani Demnushi, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte punësuar.

Policia ka arrestuar sot në flagrancë shtetasin N. J., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përfaqësues ligjor i firmës si dhe shtetasit B. C., 32 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë dhe G. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të firmës.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasi K. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator, si dhe shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë