Lajme

Zyrtarisht ende të paprekur nga koronavirusi. Manastirliu: Kemi kryer 31 testime

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar edhe një herë se vendi ynë është ende i paprekur nga koronavirusi. Manastirliu bëri me dije se janë testuar 31 persona të cilët kanë rezultuar negativ.

“Janë realizuar disa teste laboratorike për disa persona. Janë 31 të testuar që kanë rezultuar negativ sa i përket prekjes nga koronavirus. Masat që kemi ndërmarrë janë shumë të rëndësishme, pasi shtimi i masave të higjienës personale ndalojnë koronavirusin e ri. Kemi dyfishuar punonjësit në pikat kufitare,”u shpreh ministrja.

Ndër të tjera ajo shpjegoi se janë marrë edhe masa për të rritur sigurinë në shëndetësi, duke përfshirë këtu medikamentet, masa në Spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi për të përcaktuar rastet e mundshme.

“Situatën do të vazhdojmë të mbajmë situatën nën kontroll. Dua t’ju them qytetarëve që të mos jenë në panik”, deklaroi Manastirliu.

Në fjalën e saj Ministrja preku edhe fenomenin e dhunës ndaj grave. Ajo deklaroi se duhen marrë më shumë masa ndaj dhunuesin dhe atë që mbron dhunën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë