Futboll

VIDEO/ Laçit i falet një penallti e dyshimtë, Skënderbeu fiton në sekondën e fundit, ngec Bylisi

Skuadra e Laçit ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 0-2, në një sfidë ku nuk munguan kontestimet. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, Dy skuadrat krijuan pak raste për të shënuar, ku diferencën e bëri nje penallti e dyshimtë për Nwabueze, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë. Ndërkohë në minutën e 88-të, Xhixha dyfishoi rezultatin, duke vulosur suksesin për kurbinasit.

https://streamable.com/nktx4

Skënderbeu ka befasuar Vllazninë me rezultatin 0-1, në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”. Korçarët i falen një gol të sulmuesit, Blerim Krasniqi, në sekondat e fundit të takimit. Me këtë rezultat, shkodranët e kanë më të vështirë për të dalë nga zona e “play-out”-it.

https://streamable.com/k5nyw

Në ndeshjen tjetër, Bylisi vazhdon të mos gjejë fitoren e parë për vitin 2020, teksa Flamurtari i merr një barazim shumë të rëndësishëm brenda në shtëpi. Skuadra vendase e ka dominuar pjesën më të madhe të ndeshjes, me portierin Hidi që humbi penalltine. Një rast për t’u përmendur është dhe përplasja e Goxhës me Carlos Henrique, ku të dy futbollistët përfunduan në spital.

https://streamable.com/skxy2

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë