Policia e Fierit ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili ishte distributori i një kompanie që tregton mallra ushqimore, pasi akuzohet për prodhim dhe falsifikim të mallrave ushqimore.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet R. G., 38 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, me detyrë agjent shitje në një kompani që tregton mallra ushqimore.
Siç njofton policia, 38-vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka prodhuar dhe falsifikuar produkte të ndryshme ushqimore dhe i ka hedhur në treg me emrin e kompanisë ku punonte.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Manipulimi i tregut” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




