Lajme

Koronavirusi gjunjëzon Iranin, 210 viktima

Irani ka një numër të frikshëm të viktimave nga koronavirusi. Të paktën 210 persona kanë vdekur njofton BBC.

Shumica e viktimave janë nga Teherani dhe qyteti i Qom, ku u shfaqën për herë të parë rastet me koronavirus.

Por autoritetet në Teheran duan ta minimizojnë situatën dhe japin një numër më të vogël të viktimave dhe të të prekurve.

Madje zyrtarët e qeverisë kanë akuzar BBC për përhapjen e lajmeve të rreme.

Ditë më parë edhe Turqia mbylli kufirin me Iranin për shkak të rasteve me koronavirus atje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë