Qeveria në Shkup rekomandoi anulimin e të gjitha tubimeve masive publike, si masë për ndalimi për koronavirusin. Aktualisht këto masa do të vlejnë deri më 6 mars, por mundësia për masa të reja do të ngelet e hapur, në varësi prej rrethanave të krijuara nga koronavirusi. Ngjarjet sportive të caktuara për këtë periudhë nuk anulohen, por do të bëhen pa prezencën e publikut.
“Propozimi i Qeverisë ka të bëjë me tubimet më të mëdha publike të cilat janë planifikuar në këtë periudhë, si dhe karnavalet e Strumicës dhe ato në Prilep. Qeveria u rekomandon organizatorëve të ngjarjeve sportive dhe garave në periudhën deri më 6 mars, të bëhen pa prezencën e publikut. I njejti rekomandim i Qeverisë vlen edhe për të gjitha manifestimet tjera argëtuese dhe kulturore e artistike”, thuhet në një njoftim.
Qeveria u rekomandon të gjithë organizatorëve të
ngjarjeve të tjera publike që vendimet e tyre t’i marrin në bazë të
konsultimeve me Komisionin për sëmundje infektive.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka informuar se një udhëtar i cili nga
Italia është kthyer në Strumicë, më 22 shkurt, është paraqitur se ka
temperaturë të lartë.
Në klinikën infektive në Shkup, tashmë po kurohet një person i diagnostifikuar me koronavirus, ndërsa 12 persona janë në izolim për shkak të kontakteve që kanë pasur me persona të prekur nga koronavirusi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




