Sekretari amerikan i Shëndetësisë Aleks Azar tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të përdorin kompetenca të veçanta për të rritur prodhimin e maskave, dorezave, veshjeve speciale dhe artikujve të tjerë për të luftuar koronavirusin.
Komentet vijnë në një kohë që administrata e Presidentit Trump po kritikohet nga demokratët lidhur me reagimin e saj ndaj krizës.
Ndërkohë që është shtuar numri i vendeve që raportojnë për infeksione të reja, kompanitë kanë filluar të kufizojnë udhëtimet e punonjësve dhe tregjet globale të aksioneve janë në rënie të lirë, zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po nxitojnë të marrin masa në rast se në SHBA ndodh një shpërthim i koronavirusit.
“Do të përdorim Ligjin e Prodhimit të Mbrojtjes për të bërë të mundur që kontratat tona të marrin përparësi,” tha zoti Azar tha në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë. “Ky është një autoritet që ne e kemi dhe ne do ta përdorim atë për të blerë gjithçka na nevojitet të blejmë” tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




