Futboll

Van Basten: Në vitet ’90 Napoli i vodhi kampionatin Milanit

Monedha që goditi Alemao dhe fitorja në tavolinë për Napolin, polemikat e pafundme të atij prilli 1990. 20 vite pas titullit të fundit të Napolit, që arriti pasi Milani ngeci në Verona, Marco van Basten kthehet të flasë për atë sezon, me fjalë vërtet të ashpra. I intervistuar nga “Sette”, një suplement i “Corriere della Sera”, në fakt, Van Basten nuk përdor tone të qeta: Sipas tij, titulli i vitit 1990 duhej të ishte i Milanit, por sistemi i futbollit italian vendosi t’ia jepte Napolit të Maradonës .

Një sezon, që talenti holandez nuk e ka harruar kurrë. Sulmi është total: “A jam i bindur që na e vodhën atë titull?. Të gjithë e dinë se ishte ashtu. Por, askush nuk pati guximin ta thoshte. Së pari, incidenti në Bergamo, me monedhën në kokën e Alemao, dhe masazhisti i Napolit që i thotë të simulojë. Pastaj humbja jonë në Verona…”

Një javë para përfundimit të kampionatit, Milani humbi ndaj Veronas, ndërsa Napoli konsolidoi epërsinë: “Na u ngrit një pritë, përmes një gjyqtari si Lo Bello, i cili bëri gjithçka të mundshme për të na bërë të humbisnim. Një punë e bërë mirë. Nga kush? Nga sistemi italian i futbollit. Nga ata që kishin interes të dërgonin dy ekipe në Kupat e Europës. Ne të gjithë e dinim se ishim favoritë për të fituar, duke shtuar se një ekip tjetër ishte i përshtatshëm për të gjithë.

Kanë kaluar njëzet vjet, por Van Basten nuk harron: Ishte një poshtërsi  e vërtetë, akoma më djeg sot”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë