Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i Europa League, me kompeticionin që do startojë fazën e 1/8-tave. Interi i Contes do të luajë ndaj Getafes, me këta të fundit që eliminuan Ajaksin. Një tjetër përballje italo-spanjolle që pritet me shumë interes është ajo që ka vënë përballë Romën dhe Sevillan. Short me fat për Manchester United, teksa do të përballet me debutuesit e LASK Linz.

Rangersi i Steven Gerrard dhe Florian Kamberit do përballet me Leverkusen, ndërkohë që Baseli i Xhakës e Zhegrovës do të përballet me fituesin e sfidës Frankfurt-Salzburg. Olympiacos i Bullarit, që eliminoi Arsenalin do të përballet përsëri me një tjetër ekip anglez, ku shorti e vendosi përballë Wolverhampton Wanderers.
Faza e 1/8-ave do të luhet në datat 12 dhe 19 mars, çerekfinalet në 9 dhe 16 prill, ndërsa gjysmëfinalet në 30 prill dhe 7 maj. Finalja e madhe do të luhet më 27 maj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




