Futboll

Guardiola në telashe: Hakerohen bisedat private dhe dalin në shitje

Matthijs de Ligt e Sokratis Papastathopoulos kanë qenë në shënjestër të Manchester City. Është vetëm një nga detajet që janë zbuluar gjatë hetimit të zhvilluar nga policia angleze mbi një hakerim në dëm të Pep Guardiola, teknikut të Citizens, nga ana e një punonjësi të sektorit informatik, i cili kishte punuar me klubin anglez deri në 2016.

Që nga korriku 2017, hakeri kishte hyrë në llogarinë e Guardiola nga celulari i tij, duke shkarkuar e-mail personale, shkëmbime transferimesh të rezervuara e gjithë librin e kontakteve. E, sikur të mos mjaftonte, ishte përpjekur  të shiste informacionet e teknikut spanjoll për një shifër rreth 100 mijë sterlina. Për momentin, spiuni është nën vëzhgim e hetimi po mundohet të grumbullojë sa më tepër informacione.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë