Futboll

VIDEO/ Lyon bën mrekullinë, City përmbys gjithçka

Juventusi vazhdon të zhgënjejë në Europë, pasi është mposhtur nga Lioni me rezultatin minimal 1-0, në ballafaqimin e parë të fazës së 1/16-ave. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi pas në minutën e 31-të, me Tusart që me një prekje të lehtë mposhti portierin bardhezi.

Ekipi italian u shfaq më kërkues në fraksionin e dytë të lojës, ku tentuan më shumë dhe iu afruan golit të barazimit me Dybala dhe Ronaldo, ndërsa goli i Dybala u quajt i parregullt. Lioni arriti ta mbronte rezultatin në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe në ndeshjen e kthimit Juventusi duhet të fitojë me të paktën 2 gola diferencë.

https://streamable.com/560m0

Manchester City mori një fitore të rëndësishme kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, duke arritur ta kthejë rezultatin për 5 minuta. Pjesa e parë e sfidës ishte shumë e luftuar, ku të dyja ekipet patën mundësinë e shkëlqyer për të zhbllokuar sfidën. Goli i Isco në minutën e 60 krijoi idenë se Reali po siguronte një fitore të madhe, por në minutën e 78-ë, Kevin De Bruyne arrin të japë një asist të saktë për Juan Jesus, i cili mposht Ramosin dhe portierin Courtois.

Vetëm 5 minuta më vonë, Carvajal shkaktoi një penallti që u realizua nga De Bruyne. Sfida përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme për ekipin e Zinedin Zidane, kur Ramos la ekipin e tij me 10 lojtarë në minutat e fundit.

https://streamable.com/q1ilp

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë