Dy tragete janë përplasur në Portin e Durrësit mbrëmjen e së mërkurës. Shkak është bërë moti i keq dhe deti me dallgë të forta si pasojë e erës.
Njëri prej trageteve ishte duke u ankoruar në Portin e Durrësit. Ai mbërrinte nga Bari. Ndërkohë, trageti tjetër ishte i linjës Ankona-Bari.
Fatmirësisht nga përplasja nuk raportohen të lënduar, ndërkohë që kapiteneria e Portit të Durrësit ka dalë me një njoftim duke konfirmuar rastin në fjalë dhe tha se kishte paralajmëruar linjat që të bënin kujdes.
Moti i keq pritet që të vazhdojë edhe të enjten dhe të premten, ku në njoftimin e dhënë kapiteneri e Durrësit lë të hapur mundësinë që të mbyllë përkohësisht portin për shkak të kushteve atmosferike që mund të pasojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




