“Në emër të kujdesit, por edhe ndalimit të çdo lloj shqetësimi të rendit publik, kërkojmë nga autoritetet më të larta të shtetit francez që të shprehen kundër ardhjes së tifozëve italianë”. Alarmin e kanë dhënë, përmes një komunikate shtypi, kryetarët e bashkive të Meyzieu e Decines, bashki pranë Groupama Stadium, që do të presë ndeshjen e Champions League mes Lyon e Juventus. Christophe Quiniou e Laurence Fautra kanë kërkuar të mos lejohen të vijnë në Francë tifozët italianë për shkak të rrezikut të epidemisë së koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur shtypi francez. Më parë, ministri i Shëndetësisë Olivier Veran kishte siguruar për RTL se “asnjë diskutim shkencor e mjekësor “ nuk ka sjellë në vendimin për të ndaluar eventet kolektive”, edhe pse pranoi që epidemia është “pranë nesh”. Rreth 3000 tifozë italianë priten në Lyon. Që koronavirusi nuk do të kishte ndikim për tifozët bardhezin, që do të ndjekin Lyon-Juve ishte komunikuar nga vetë Juventus. “Një informacion i rëndësishëm për të gjithë tifozët që planifikojnë të ndjekin sfidën. Autoritetet franceze dhe Olympique Lyon kanë komunikuar se nuk janë parashikuar, në këtë rast, kufizime të veçanta për tifozët bardhezinj – thuhet në komunikatë”. Konfirmimi ka mbërritur edhe nga klubi i Lyon. “Olympique Lyon merr shkas nga vendimi i autoriteteve franceze për të vazhduar programin në stadiumin Groupama sipas planit fillestar”.
“Është e panevojshme të krijojmë ankthe të mëtejshme. Nëse autoritet shkencore japin përgjigje të qarta, atëherë tifozët e Juventus mund të vijnë në Lyon për të ndjekur ekipin e tyre”. Këto janë fjalët e Jean-Michel Aulas, presidentit të Olympique Lyon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




