Lajme

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë ish-gjyqtaren e Gjykatës për Krimet e Rënda, tani Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit, Irena Gjoka.

Gjoka ka rezultuar e pastër në të tria kriteret.

Gjoka u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe u hetua nga trupa e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Valbona Sanxhaktari.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Hans Klijstra.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Për më shumë se një dekadë, Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë