Lajme

Arrestohet në Rinas një vlonjat i shpallur në kërkim, deportohen dhe 25 të tjerë

Deportohen nga Spanja 26 shtetas shqiptar që kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen apo që kishin kërkuar azil.

Policia Kufitare e Rinasit, gjatë intervistimit të të deportuarve ka dyshuar për njërin prej tyre për gjeneralitete të rreme dhe e ka vënë në pranga personin e dyshuar.

Ai është një 50-vjeçar me inicialet K. J nga Vlora, i cili është vënë në pranga me qëllim ekstradimin në Itali.

Siç njofton policia, 50-vjeçari i kishte dhënë policisë spanjolle gjeneralitete të rreme, për arsye se ishte person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga Interpol Roma, i dyshuar për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në përfundim të procedurave të verifikimit, Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën bëri arrestimin e 50-vjeçarit, me qëllim ekstradimi dhe Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimi e tij drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë