Është arrestuar kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, Pashk Palokaj.
Arrestimi i biznesmenit është bërë me urdhër të Prokurorisë, pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori, në muajin gusht të vitit 2019, te pallati që ai po ndërtonte në lagjen Besëlidhja të Lezhës.
Mbi të rëndojnë akuzat e “ndërtimit pa leje”, “moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë” dhe “punësim i paligjshëm”.
Punëtori 43-vjeçar me inicialet M. Sh. ra nga skela më 16 qershor të vitit të kaluar duke ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve. Pas hetimeve që kanë zgjatur disa muaj, gjykata ka miratuar kërkesën e prokurorisë duke sjellë arrestimin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




