Lajme

OFL shënjestron dy të dënuar në Lezhë

OFL shënjestroi këtë të premte dy të dënuar në Lezhë.

Bëhet fjalë për Edmond Sufjan, banues në Lezhë, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe Astrit Limanin, po ashtu banues në Lezhë, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Zëdhënësja tha se “këta shtetas brenda 48 orësh, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së”.

Më tej, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, ajo tha se “OFL është në veprim të pandërprerë me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë