Lajme

Basha: Të bëhemi bashkë për një Komb të lirë

Nga teatri Kombëtar, ku po mbahet një konkurs për memorialin e Lëvizjes Studentore, , kryetari i Opozitës Lulzim Basha vjen me një thirrje të fortë për shqiptarët. Në të njëjtën datë që përkon me 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ai pohoi se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për lirinë e kombit.

“Sot jemi mbledhur këtu për ta kujtuar atë. Qytetarët me të njëjtën pathos u vërsulën që t’i qëndrojnë krah studentëve. Nata e 19 shkurtit të 1991 ishte një natë shumë e ftohtë, të cilën e mbaj mend shumë mirë. Për rastësi u gjenda në pak çaste pranë shtatores së vetmuar të diktatorit të do të binte nesër. Si shumëkush, ishte një natë e mbushur me pasiguri. Pas lëvizjes së dhjetorit, për 2 muaj, natë pas nate, pasiguria po na rrethonte. A ka kombi një shpirt, a ka masa një shpirt? Po. Ka shpirtin e më të guximshmit prej nesh dhe më kurajozin prej nesh. Shpresën e vet e ndez për të gjithë Shqipërinë. Çfarë është kjo para se të cilës gjendemi sot, përveçse përmasa e papaguar e mëkatit tonë kombëtar. E mos reflektimit deri në fund për padrejtësitë që përjetuam. Për fatin që shkelen dhe përdhosën krenarinë e tjetrit. E mungesës së ndjesës së sinqertë të atyre që sakrifikuan”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë