Lajme

Gjyqi për tërmetin, 9 të kërkuar lihen në arrest me burg

Gjykata e Durrësit ka dhënë këtë të enjte masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për nëntë personat, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shpallur në kërkim për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Gjykata ka lënë masën e sigurisë arrest me burg Flamur Gjuzin, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet; Artur Cela, ish-drejtori i INUV; Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit; Artur Terziu, pronari i “Bar Barons”’; Arben Qato pronar i Vila Palma; Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos); Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit si dhe Skerdiliad Bello dhe Rasim Shehu.

Në mbrëmjen e 13 dhjetorit të vitit të kaluar policia bëri një sërë arrestimesh në Durrës, të cilët e kanë shkelur ligjin, duke parashtruar dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Mbi këta persona rëndojnë akuzt e “Vrasje me dashje të kryer në mënyrë indirekte”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë