Drejtoria e përgjithshme të Tatimeve, raporton se në bilancin javor të realizuar për periudhën e 13-19 shkurtit, në 439 kontrollet e ushtruara janë kosntatuar 51 shkelje të legjislacionit tatimor.
Gjithashtu DPT bën me dije se nga këto raste të shkeljes së legjislacionit tatimor:
6 subjekte rezultuan të paregjistruara;
9 tatimpagues u penalizuan për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 1 tatimpagues bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
10 tatimpagues rezultuan me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 3 subjekte “biznes i vogël” dhe 7 subjekte “biznes i madh”.
3 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 2 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
12 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




