Lajme

Një nazist vret 10 persona në dy sulme terroristë në Gjermani

Një ekstremist i djathtë ka hapur zjarr në dy lokale nate në Gjermaninë perëndimore, duke vrarë të paktën dhjetë persona. Disa nga viktimat besohej se ishin me origjinë turke.

Prokurorët gjermanë e kanë cilësuar ngjarjen e rëndë në Hanau si sulm terrorizëm, pasi autori e ka identifikuar veten në rrjetet sociale si mbështetës të nazizmit.

43-vjeçar vrau më pas veten dhe u gjet i vdekur në shtëpinë e tij së bashku me trupin e nënës së tij.

“Bild “raporton se i dyshuari ishte një shtetas gjerman që kishte leje për mbajtjen e armëve të lehta të zjarrit, por në makinën e tij u gjetën municionet të rëndë.

Autoritetet po shqyrtojnë një video që i dyshuari mund të ketë postuar një ditë ditë para sulmeve në të cilat ai flet për nazizmin dhe ideologjië e krahut të djathtë. Bild tha se ai kishte lënë edhe një letër rrëfimi.

Të shtënat ndodhën rreth orës 22:00 të së mërkurës dhe shënjestra e parë ishte një shisha në qendër të qytetit të Hanau. Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar të shtëna armësh për 6 minuta pa pushim.

I dyshuari më pas raportohet se udhëtoi me një makinë në lagjen Kesselstadt dhe hapi zjarr në një tjetër lokal ku pihet shisha.

Në Gjermani, shishat janë vende ku kryesisht qytetarë nga Turqia ose Lindja e Mesme mblidhen për të pirë nargjile.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë