Futboll

VIDEO/ Atletico thyen kampionët, Haaland i jep fitoren e radhës Dortmundit

Atletico Madrid ka mposhtur 1-0 Liverpoolin në Wanda Metropolitana, në stadiumin ku të kuqtë vitin e kaluar ngritën lart Ligën e Kampioneve. Saul Niguez shënoi që në minutën e 4-t të sfidës, duke i dhënë një avantazh spanjollëve.

Ndonëse Klop provoi në të gjitha mënyrat të ndryshonte lojën, mbrojtja e Atletico Madrid rezistoi deri në fund. Gjithçka mbetet e hapur në sfidën e kthimit.

https://streamable.com/7gvqr

Në ndeshjen tjetër, Borusia Dortmund ka arritur me një fitore shumë të rëndësishme 2-1 ndaj PSG-së, duke shkuar e qetë në ndeshjen e kthimit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por në të dytën Haaland shpërtheu. Norvegjezi ishte ai që zhbllokoi rezultatin mes dy skuadrave me golin e tij në minutën e 69-të. PSG reagoi shpejt, me Neymar që barazoi shifrat në të 75-të, pas një asisti të Mbappe.

Atëherë kur u duk që ndeshja do të përfundonte barazim, Haaland dy minuta më vonë shënoi me një predhë në hyrje të zonës, duke mposhtur për herë të dytë Navasin. Kualifikimi do të luhet në Paris

https://www.youtube.com/watch?v=XIgdMAt4F7o

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë