Numri i madh i aksidenteve nëpër rrugët e Shqipërisë, ka bërë që Policia Rrugore të bëjë kontrolle të njëpasnjëshme për të parandaluar çdo aksident të mundshëm.
“Në rrugën Tiranë-Durrës-Tiranë, kontrolle parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të siguruar rrugët e përdoruesit e saje përgjatë udhëtimit.
Fundjava dhe festa janë për tu festuar, jo për të fluturuar në rrugë dhe përfunduar, apo më keq akoma”, thotë policia.
Policia thotë se për disa orë kontroll në Tiranë-Durrës ka pezulluar 16 leje drejtimi dhe ka vënë 14 masa administrative për shpejtësi mbi norma të lejuara.
“Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta më shumë, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën në rrugë.
16 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjelle për në Organin Administrativ Shtetëror për gjykim.
14 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo më shumë se 20 km/h”, vijon më tej policia.
Ndër të tjera, policia thotë se “shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim, respekto normat e sjelljes në rrugë, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



