Lajme

I vendoset eksploziv dyqanit në Lezhë, nuk ka të lënduar

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës.

Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, familja Malotaj pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk i di arsyet e vendosjes së kësaj sasie eksplozivi në biznesin e tyre.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të mësuar shkaqet e plota të saj, si dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së eksplozivit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë