Banka e Shqipërisë në raportin më të fundit të Politikës Monetare tregon se investimet kanë thelluar rënien vjetore në tremujorin e tretë të 2019-ës.
Rënia vjetore rezultoi 1.9%, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike prej -0.4 pikë përqindjeje.
Sipas vlerësimeve indirekte, investimet private, sipas Bankës, kanë përcaktuar dinamikën rënëse të investimeve. Sektori që ka pasur rënie më të madhe në investime është ndërtimi, i ndjekur nga investimet në makineri dhe pajisje.
Banka argumenton se rënia e investimeve ka pasqyruar vijimin e goditjes nga faza përmbyllëse e investimit në ndërtim të projektit gazsjellës TransAdriatik Pipeline (TAP).
Ndërkohë, faktorë me ndikim pozitiv për investimet private vlerësohen: norma në rritje e shfrytëzimit të kapacitetit në sektorin prodhues; përshpejtimi i kërkesës konsumatore për mallra dhe shërbime; vijimi i ndikimit të kushteve financiare të lehtësuara.
Gjithashtu edhe investimet publike kanë performuar dobët, por pozitiv gjatë tremujorit të dytë dhe tretë të vitit 2019.
Treguesit indirektë sugjerojnë përmirësim të dinamikës së investimeve në tremujorin e katërt, e mbështetur nga investimet private. Komponenti i investimeve publike vlerësohet të japë kontribut negativ në tremujorin e fundit të vitit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.