Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në Shkodër. Nga të shtënat dyshohet edhe për një të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në lagjen ‘Parrucë’ të qytetit të Shkodrës. Mësohet se të shtënat kanë ardhur nga dy makina drejt njëra-tjetrës, një ‘Benz-i’ dhe një Fuoristrade.
Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e të shtënave me armë.
Një javë më parë, dy grupe të rinjsh u përplasën me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës, teksa mbeti e plagosur një kalimtare e rastit, Liljana Jeremia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




