Lajme

Operacioni në Fier, 4 të arrestuar

Policia vijon me kontrollet e shumta për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që mbajnë armë pa leje si dhe kontrolle për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Policia e Fierit ka vënë në pranga 4 shtetas, 1 i shpallur në kërkim, 1 për armëmbajtje pa leje, si dhe 2 të tjerë nga Qarkullimi Rrugor.

Është arrestuar 20-vjeçari me inicialet M. K., banues në Skrapar, pasi ju gjet një armë zjarri automatik dhe 1 krehër me 10 fishekë, vepër penale për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Po ashtu është vënë në pranga 30-vjeçari me inicialet A. S., 30 vjeç, banues në Divjakë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, nga kontrollet e Policisë Rrugore, u arrestua në flagrancë shtetasi: R. K., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe J. Xh., 33 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Policia thotë se kontrollet do të vijojnë për të rritur sigurinë në vend.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/192435495305929/?epa=SEARCH_BOX

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë