Lajme

Durrës/ Hajduti dështon në grabitje, por plagos pronarin e shtëpisë

Një person ka mbetur i plagosur në Durrës si pasojë e një tentative grabitje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, ku një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit Rexhep Tereziu.

“Në tentativë për të vjedhur por që është  diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e  banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia. Sipas policisë personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të  bërë të mundur kapjen e autorit Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit  dhe kapjes së autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë