Lajme

"Pajtimi" Meta-Palmer, në fokus çelja e negociatave

Matthew Palmer, i dërguari i SHBA për Ballkanin, i cili ka pasur kritika dhe qëndrime të ashpra për protestat e opozitës dhe anulimin e 30 qershorit, ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington.

Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.

Të dy kanë theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të perspektivës së përbashkët europiane.

Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj.Floreta Faber.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë