Lajme

Aksident në Memaliaj, humbin jetën dy mësues

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Mësohet se viktima kanë mbetur dy mësues, Ornela Hoxha dhe Leonard Sako, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga puna.

Leonard Sako

Ata ushtronin profesionin e mësuesit në fshatin Krahës.

Të dy kanë qenë duke udhëtuar me makinë, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në krah të rrugës nacionale Memaliaj-Tiranë, duke i zënë brenda.

Për pasojë, të dy mësuesit kanë humbur tragjikisht jetën. Humbja e jetës së dy mësuesve ka prekur dhe miqtë e tyre, të cilët kanë bërë postime në rrjetet sociale.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë