Raporti vjetor nga L’Equipe , për pagat në Ligue 1 nuk rezervon surpriza të mëdha në krahasim me të shkuarën, por vazhdon të krijojë habi dominimi i Paris Saint Germain: 11 lojtarët e parë në renditje janë të gjithë parisienë, ku Marseille e Monaco shfaqen vetëm në Top 20. Neymar mbetet ‘mbreti’ me 3 milionë euro në muaj ose 28,5 në vit.

Braziliani është futbollisti që fiton më shumë para në fund të muajit në Francë me një çek mujor prej 3,06 milionë, në podium edhe Mbappé (1,91 milionë) e Thiago Silva (1,5 milionë). Më pas vijnë Cavani, Marquinhos, Verratti, Di Maria, Navas përpara Mauro Icardi (800.000 euro) e Paredes. Po të llogarisim sistemin e taksave franceze me 23%, O’Ney merr në vit 28,5 milionë euro nga Nasser Al-Khelaifi.

Një rezultat i frikshëm ai i Psg, që reflektohet gjithnjë në fushë, sidomos në kampionat. Lojtari i parë në klasifikim nga një skuadër tjetër është Ben Yedder i Monaco (650.000 euro në muaj), I dymbëdhjeti. Fabregas (Monaco, 600.000 euro) i pesëmbëdhjeti, ndërsa Strootman e Payet, me 500.000 euro, janë lojtarët e parë në klasifikim të Marseille në klasifikim, duke u renditur në vendin e gjashtëmbëdhjetë.
Paga mesatare në Ligue 1 është 94.000 euro për lojtar edhe pse rezultati është i “droguar” nga pagat e Psg: duke bërë një mesatare të përllogaritur, L’Equipe sjell një shifër më realiste prej 35.000 euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




