Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mblodhi sërish task-forcën e ekspertëve për të dhënat e reja mbi koronavirusin që është përhapur kudo në botë duke marrë qindra jetë njerëzish dhe situatën në vend.
Ministrja Manastirliu deklaroi se në vendin tonë pesë rastet e dyshuara me virusin, janë verifikuar ditën e djeshme dhe kanë rezultuar se ishin me grip sezonal. Ndërkohë është ulur fluksi i udhëtarëve nga Kina dhe pikat kufitare janë nën kontroll gjatë gjithë kohës.
Karantina në urgjencën infektive është gati për çdo rast të mundshëm. Deri në këto momente numri i të vdekurve në Kinë dhe botë ka arritur në 638, ndërsa mbi 28 mijë janë të infektuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




