Arben Isufaj në Fier, njohur ndryshe si “Ben Qimja” dhe Saimir Taullai në Lushnje janë dy personat e tjerë që “Operacioni Forca e Ligjit” u ka kërkuar që të plotësojnë formularin për burimin e pasurive që zotërojnë.
Isufaj është prej vitesh nën hetim në Itali për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Pala italiane ka kërkuar disa herë ekstradimin e tij për t’u përballur me këto akuza, por kërkesat janë rrëzuar nga drejtësia shqiptare.
Ndërkohë, Saimir Taullai, që njihet jo vetëm si biznesmen në qytetin e Lushnjes, por edhe si “rivali” i bandës së Aldo Bares në këtë qytet. Ai u vu në qendër të vëmendjes në nëntor të 2018, ku pas një atentati që iu bë mbeti i plagosur lehtë. Ai rezulton i dënuar me akuzën e trafikut dhe shitjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



