Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Vidhas.
Mësohet se një automjet, tip Golf 4 ka devijuar rrugën për të shmangur përplasjen e një kalimtari, ka humbur kontrollin nga shpejtësia. Më tej është është përplasur dhe është përmbysur.
Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i këtij automjeti dhe një person tjetër që ndodhej me të.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




