Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra 4 punonjës policie për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe po ndiqet penalisht në gjendje të lirë një shtetase.
Mësohet se janë pezulluar nga detyra:
L.S., me detyrë në DPPSH;
M.B., me detyrë në DPPSH;
A.M., në Komisariatin e Policisë Rinas;
A.D., në Komisariatin e Policisë Rinas.
Ndërkohë, është vendosur masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen K. B.
Mësohet se këta punonjës akuzohen për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, duke dashur të mundësojnë kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në Aeroportin e Rinasit, të një shtetaseje shqiptare me pasaportë të falsifikuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




