Hellas Verona kishte premtuar se do bëhej klubi i parë që do e luftonte fenomenin e racizmit. Në fakt, Verona kishte përfunduar në qendër të vëmendjes pas episodit racist kundër Balotellit. Skuadra e ka mbajtur premtimin dhe pas një pune disamujore pritet të debutojnë të shtunën në takimin Hellas Verona-Juventus.

Por çfarë është Body Cam?
Siç sugjeron emri, ato janë kamera të thjeshta që do të instalohen në jelekët e stjuartëve në stadium, ku pritet të jenë rreth 28,000 spektatorë. Përmes kësaj teknologjie, skuadra shpreson të jetë në gjendje të japë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër racizmit duke identifikuar individët të cilët bëjnë veprime raciste. Mbetet për t’u parë sesa efekt do të kenë këto kamera, pasi pritet të vijnë edhe radarët e audios, që do të kenë një qartësi shumë më të madhe të asaj, që thuhet nga tifozët.

Nëse klubet e Serie A duan të shmangin dënimet kolektive, atëherë do të duhet ta përqafojnë këtë zgjidhje dhe të bëjnë gjithçka për të shmangur ose parandaluar problemet. Federata Italiane e ka theksuar disa herë, se klubet duhet të gjejnë zgjidhje konkrete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




