Pas pezullimit të përkohshëm të lundrimit në Portin e Durrësit për shkak të motit të keq, situata duket se është normalizuar.
Autoriteti Portual i Durrësit bën me dije se sot gjatë mbrëmjes do të nisen dy tragete drejt Barit duke konfirmuar edhe situatën e normalizuar.
Autoriteti thotë se lundrimet Durrës- Bari sipas APD do të fillojnë mbrëmjen e sotme me dy të parat, tragetin “Bari” dhe “AF Marina”.
“Lundrimet nga Porti i Durrësit në drejtim të Portit të Barit do të rinisin mbrëmjen e sotme. Konkretisht:
Trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari;
Trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari; do të nisen drejt portit të Barit (Itali) rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual Durrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




