Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin verior të Shkodrës, ku një grua kalimtare mbeti e plagosur pasi e zuri një plumb nga sherri mes dy grupe të rinjsh.
Në sajë të operacionit “Reagimi”, është bërë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. janë vënë në pranga 3 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Policia thotë se në pranga janë vënë shtetasit: A. R., 31 vjeç, banues në Durrës, E. B., 28 vjeç, banues në Durrës dhe R. Xh., 22 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni. Ndërkohë në kërkim është shpallur 26-vjeçari me inicialet M. M., banues në fshatin Berdicë, Shkodër.
Siç njofton policia, nga hetimet e kryera rezulton se 3 shtetasit që janë vënë në pranga kanë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e 5 janarit rreth orës 22:40, në lagjen “Vasil Shanto”, në drejtim të shtetasit M. M., i cili iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja L. J. (kalimtare).
Dyshohet që të rinjtë kishin konflikte të hershme me njëri-tjetrin.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një automjet që i përket shtetasit M. M.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




