Lajme

Rama takon Pompeo: SHBA mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë Kryesisë së Shqipërisë në vitin 2020 të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Lajmi u bë me dije nga Departamenti amerikan i shtetit dhe sekretari theksoi mbështetjen e fortë të SHBA për përpjekjen e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Sekretari i shtetit gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për ndarjen e ngarkesave të NATO-s, shtytjen kundër veprimtarisë malinje të Iranit dhe për ndërmarrjen e një roli udhëheqës rajonal në mbrojtjen e rrjeteve të komunikimit të gjeneratës së ardhshme.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/587145155462350/?t=6

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë