Lajme

Basha pret Sassolin: PD, gjithçka për hapjen e negociatave

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli.

“I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë”, njoftoi Basha përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kryedemokrati deklaron se i konfirmoi Presidentit të PE-së qëndrimin e Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuaar se po bën gjithçka që ambicia e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.

“Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon! Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës”, deklaron më tej Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë