Kufizimet e udhëtimeve të lidhura me shpërthimin e koronavirusit mund të kufizojnë punën e audituesve të jashtëm, duke çuar në raporte jo të plota, regjistrime të vonuara të korporatave ose përleshje të minutës së fundit për zgjatjet e afateve të detyrave të ndryshme, thonë avokatët e letrave me vlerë dhe rregullatorë të mëparshëm.
Qeveritë në të gjithë botën kanë vendosur kufizime hyrëse për vizitorët nga Kina, ndërsa linjat ajrore e mëdha anuluan fluturimet për në Kinë. Firmat e mëdha kontabël Big Four, të cilat kryejnë auditime të shumë prej kompanive më të mëdha publike në SHBA, gjithashtu kanë vendosur kufizime të udhëtimeve të punonjësve.
PriceWaterhouseCoopers ka thënë se do të anulojë udhëtimet e punonjësve dhe partnerëve në Kinë dhe rajonet përreth. Ernst & Young ka thënë se punonjësit duhet të qëndrojnë në shtëpi për disa javë pasi udhëtuan në Kinë. Divizioni amerikan i KPMG-së ndaloi të gjitha udhëtimet e biznesit në Kinë. Deloitte Touche Tohmatsu u bëri thirrje punonjësve që t’i shtyjnë për një kohë të pacaktuar udhëtimet që nuk janë esenciale, tha një zëdhënëse e kompanisë.

Kufizimet ngrejnë pikëpyetje për kompanitë amerikane që përgatisin pasqyra financiare që varen nga auditime të pavarura të operacioneve të punës në zonat e prekura. Çfarë ndodh kur audituesit nuk mund të udhëtojnë?
“Ka një avantazh të jashtëzakonshëm tek një auditues kur ai udhëton, në këtë mënyrë ai mund të kuptojë më mirë mjedisin lokal dhe klientin,” tha Helen Munter, bashkëpunëtore e vjetër e departamentit të konsultës mjeko-ligjore dhe çështjeve gjyqësore të FTI Consulting dhe ish drejtoreshë e regjistrimeve dhe inspektimeve në Bordin e Mbikëqyrjes së Kontabilitetit të Ndërmarrjeve Publike.
Jo vetëm që është një avantazh, por gjithashtu kërkohet ndonjëherë. Standardet e auditimit të SHB.-së kërkojnë që disa komponentë – përgjithësisht inventari, midis tyre – të llogaritet fizikisht. Kufizimet e udhëtimeve mund t’i bëjnë këto lloje të detyrave më të frikshme – veçanërisht punë të tilla në zona të kufizuara, të tilla si në magazina brënda ose afër qytetit kinez Wuhan, që është dhe epiqendra e epidemisë së koronavirusit me përhapjen më të shpejtë, e cila ka vrarë të paktën 360 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 17,000.
Numërimi i pavarur i inventarit paraqet një komponent thelbësor të bilanceve të kompanive. Nëse audituesit nuk mund të kenë akses në inventarin e materialeve për auditime fizike dhe të përfundojnë punën e tyre, ka të ngjarë që ata të mos e paraqesin raportin e auditit.
Për të paraqitur pasqyra të plota financiare, drejtuesit e firmave duhet të negociojnë zgjatjet e afateve me rregullatorët ose, në disa raste, të hartojnë mënyra për të siguruar informacione të mjaftueshme në vend të inspektimeve të bëra fizikisht nga audituesit. Ata gjithashtu mund të kenë nevojë të kërkojnë zgjatje të afateve për regjistrime të caktuara.
Disa kompani mund të mos preken nga fatkeqësi të këtilla, veçanërisht nëse ato janë duke u audituar nga një firmë e madhe kontabël e cila mbështetet në një rrjet ndërkombëtar të filialeve të saj për të kryer auditime në qoshet më të largëta të botës. Për shembull, Firmat Big Four shpesh funksionojnë në këtë mënyrë.
Firmat e vogla me lidhje të kufizuara ndërkombëtare mund të bëjnë disa auditime nga distanca. Elementet e auditimeve të ndërmarrjeve publike mund të kryhen kryesisht përmes rishikimit të dokumenteve në mënyrë elektronike dhe intervistave të personelit të ndërmarrjes.
“Audituesit mund të kenë disa rezerva në lidhje me eleminimin e aspekteve ballë për ballë të auditimit”, tha Daniel Goelzer, një partner në pension në firmën juridike Baker McKenzie dhe ish kryetari i përkohshëm i PCAOB (OJF për mbrojtjen e interesave të investitorëve si dhe të kualitetit të auditimeve).

Kompanitë me operacione të konsiderueshme në Kinë janë përgatitur mbi impaktin e përhapjes së koronavirusit tek bizneset si dhe në raportimet financiare të tyre.
Kompanitë që humbasin datat e regjistrimeve të pasqyrave financiare shpesh nuk lejohen të përdorin forma të caktuara të thjeshtuara të regjistrimeve që SEC (Komisioni i shkëmbimeve të letrave me vlerë) ia u lejon disa bizneseve t’i përdorin nëse kanë përmbushur kërkesat e tjera të raportimit. SEC gjithashtu mund të revokojë regjistrimet e letrave me vlerë të kompanive që vazhdimisht i paraqesin raportet e tyre vjetore ose tremujore pas afatit të caktuar.
Në raste të caktuara, nëse mjaft kompani preken nga një ngjarje ose rrethana të caktuara, SEC mund të lëshojë një afat të mëvonshëm për përfundimin e proceseve të ndryshme të punës që ka prekur palët e përfshira. Për shembull SEC siguroi lehtësim për kompanitë që ishin prekur nga uragani Michael në 2018, duke zgjatur afatet e paraqitjes për raporte të caktuara financiare dhe duke i përjashtuar disa kompani të prekura, nga uragani, nga disa dispozita të ligjeve federale të letrave me vlerë.
“Kjo është një çështje e pasigurt, ku efektet aktuale do të varen nga shumë faktorë përtej kontrollit dhe njohurive të emetuesve”, tha kryetari i SEC, Jay Clayton në një deklaratë javën e kaluar. “Sidoqoftë, mënyra se si emetuesit e planifikojnë atë pasiguri dhe si vendosin t’i përgjigjen ngjarjeve pasi ato shpalosen, mund të jenë materiale për një vendim investimi.”
Autoritetet gjithashtu mund të shkojnë aq larg sa të lejojnë regjistrime të pjesshme ose të paplota, tha Paul Rosen, një partner në firmën juridike Crowell & Moring LLP dhe ish shefi i personelit në Departamentin e SHBA-së për Homeland Security.
“Rregullatorët do të shikojnë realitetin në terren – faktet specifike të asaj që mund dhe nuk mund të bëhet,” tha z. Rosen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje