Tirana ka mundur 2-1 Teutën në stadiumin “Air Albania Stadium”, për javën e 20-të. Ishte një ndeshje që i pati të gjitha brenda, gola, kartonë të verdhë e të kuq, raste të diskutueshme dhe tifozeri.
Klubi i Teutës nëpërmjet një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, ka dënuar veprimet e Michael Ngoo. Durrsakët pretendojnë që goditjet e sulmuesit të Tiranës kanë shkaktuar fraktura te tre lojtarë durrsakë. Një reagim i ashpër, ku ka arritur deri aty sa e kanë cilësuar anglezin një “monstër në fushë”. Gjithashtu klubi i bën thirrje FSHF-së të marrë masa, pasi sipas tyre, veprimet e tij janë me dashje.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i klubit kryeqytetas, i cili gjithashtu nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare ka denoncuar fjalët raciste dhe aspak etike të përdorura nga klubi durrsak. Tirana fton Komisionin e Etikës që të marrë në shqyrtim deklaratën, ndërsa thekson se këtë të martë do të përcjellin një shkresë zyrtare pranë Federatës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




