Një derbi i ndryshëm nga vitet e fundit. Real Madrid vinte me dhjetë pikë më shumë se Ateltico, diferenca e tretë më e madhe mes dy ekipeve kryeqytetase spanjolle, që prej zbarkimit në “Calderón” të Diego Pablo Simeone.

Los Blancos kanë arritur të fitojnë me rezultatin e ngushtë 0-1 në shtëpi përballë Atletico Madrid, falë një goli të sulmuesit Karim Benzema. Francezi shënoi në minutën e 56-të të sfidës, për t’i dhënë fitoren Realit. Madrilenët vuajtën shumë në këtë takim, me Oblak, i cili bëri disa ndërhyrje vendimtare Megjithatë, rezistenca e tyre zgjati vetëm 56 minuta, ku sulmuesi, pas një krosi të mbrojtësit Mendy shënoi golin e fitores me një të djathtë në zonë.
Me këtë fitore, Reali ngjitet në kuotën e 49 pikëve dhe në krye të tabelës, me gjashtë pikë më shumë se Barcelona ndjekëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




