Gjykata e Kavajës ka dhënë vendimin për shtatë adoleshentët, që përdhunuan në grup nxënësen 13-vjeçare.
Gjykata ka vendosur t’i lërë në burg të 7 adoleshentët, të cilët ishin nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Kavajë.
Të rinjtë do të vuajnë dënimin nga 3 deri në rreth 7 vite burg.
Ngjarja shokuese ndodhi në fillim të shkurtit të kaluar, ku adoleshentët e merrnin vajzën në shtëpinë e tyre, pas përfundimit të shkollës.
Kjo gjë ndodhte kur në banesat e tyre nuk kishte njeri dhe kur prindërit e tyre ishin në punë.
Dënimet për 7 adoleshentët:
L. M., dënohet me 6 vjet e 8 muaj burg
E. M., dënohet me 5 vjet burg me gjykim të shkurtuar
F. M., dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg
K. M., dënohet me 3 vjet burg me gjykim të shkurtuar
K. K., dënohet me 3 vjet burg me gjykim të shkurtuar
E. H., dënohet me 3 vjet burg me gjykim të shkurtuar
E. H., dënohet me 3 vjet burg me gjykim të shkurtuar
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




