Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas, i cili kryente vjedhje biçikletash në kryeqytet. Po ashtu është kapur edhe një tjetër që ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet Gj. D., 36 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale vjedhje).
Siç njofton policia, shtetasi Gj. D., dyshohet se në datën 28 janar rreth orës 17.00, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi në rrugën “Faik Konica”. Gjithashtu, ai dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera të biçikletave.
Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.2, gjatë kontrolleve të ushtruara në territor, kanë kapur dhe ndaluar edhe shtetasin T. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.
36-vjeçari ishte i dënuar më parë për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.
Siç njofton policia, ky shtetas ka thyer masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, duke qarkulluar në zonën e “Freskut” dhe në zonën e “Komuna e Parisit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




