Lajme

Sherr mes të rinjve në Durrës, njëri plagoset me thikë, tjetri në pranga

Një sherr mes adoleshentësh në Durrës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet A. Gj.,15 vjeç, banues në Durrës.

Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Adoleshenti i prangosur ka goditur me thikë shtetasin A. D., 15 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë