Lajme

Policia Rrugore, qindra gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit

Policia e Tiranës ka vënë qindra gjoba për shoferët që shkelin kodin rrugor në rrugët e kryeqytetit.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, rrugorët e kryeqytetit, duke konsideruar ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve, kanë vijuar kontrollet policore dhe verifikimet e tyre, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe për procedimin e shkeljeve që nga analizat e riskut rezultojnë edhe shkak për aksidentet rrugore.

Policia thotë se patrullimet dhe kontrollet janë fokusuar në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, në varësi të problematikës që i karakterizon ato, siç janë korsitë e rezervuara për shërbimin publik dhe ato të biçikletave, sistemet e fiksimit për fëmijët nën 12 vjeç, shkeljet e sinjalizimit të ndritshëm (semafor), përdorimi i aparateve celular gjatë drejtimit të mjeteve etj.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë proceduar:

67 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar duke qarkulluar në korsitë e rezervuara për shërbimin publik dhe ato të biçikletave;

26 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar se vazhdonin lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë;

13 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar se mbanin fëmijët nën 12 vjeç, të papajisur me sisteme fiksimi;

56 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjeteve.

Gjithashtu, janë vendosur 567 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/170893910843699/?__xts__[0]=68.ARDa7EoJ5ZItDoyxeo61GbEv3lrcf2ggPdHarrYQnmIP9rbyQOrPGUd660fYYo2VarDGoLggnuAshn7ygWjL-5PQPTZvx-gamXZmJUw4RjR60OGn7MZYjzTSjtMaVnYYQMDXBsoq-8nvabCKUY4JF8crqTn7JAYW3H9fAME0uOughIP-H75uTL6_Lr9-cuDKHkUlomrVBaZvAZ4lk8kjlPntqoc7tZJk60HKm-lV1HU3GpT3J0YMMCWS2yJSEjAWsBXgnXUYyRiXD0OUN6WxwEmNIkQY5lwAt_pAa5Pv6Nk0nEwLrHkuxkV-HhOe3Ew5IlBh-bOFcSvyEKYua6WxL1MifFJsWulReHr6uSB3&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë