Taye Taiwo nuk do të transferohet te Flamurtari. Ish-mbrojtësi Milanit ishte në Vlorë për të finalizuar marrëveshjen, por ajo dështoi për çështje ekonomike.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili ka deklaruar se tentativat për transferimin e Taiwo në Vlorë kanë dështuar. “Taye Taiwo ishte në Vlorë. Ishte një djalë i mrekullueshëm dhe që bëri seancë stërvitore me ne, por u largua për shkak se kishte kërkesë të lartë financiare’’- deklaroi Idrizi.
Nigeriani mbërriti para pak ditësh në Vlorë, ku edhe zhvilloi disa seanca stërvitore. Për 6 vite ka luajtur në Ligue 1 me Marseille, deri në vitin 2011, ku u transferua te Milani. Është aktivizuar edhe në Premier League me fanellën e QPR. Ka luajtur edhe me Bursaspor, Lausanne në Zvicër, HJK, Eskilstuna dhe ekipi i fundit, RoPs në Finlandë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




