Policia e Tiranës ka vënë në pranga një francez, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Në bashkëpunim me Interpolin është arrestuar francezi me inicialet T. Q. 27 vjeç, lindur dhe banues në Nantes.
Policia thotë se ai jetonte në një shtëpi me qira te “Rruga e Barrikadave”.
Sipas policisë, Gjykata e Nantes më 23 tetor 2019 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje, ku rrezikon dënimin e përjetshëm.
Ai akuzohet se ka vrarë me pistoletë një person dhe më pas është larguar në drejtim të vendit tonë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar, sipas policisë shqiptare. Tani pritet që të ekstradohet drejt Francës.
Materialet e arrestimit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




