Policia e Korçës ka vënë në pranga 4 persona, pasi iu vodhën telefonat dy refugjatëve sirianë.
Siç thuhet në njoftim, dy refugjatët i kanë kërkuar ndihmë policisë, pasi disa shtetas që iu kishin premtuar kundrejt fitimit transportimin drejt Tiranës, i kishin kanosur këta të fundit dhe pasi i kishin dhunuar fizikisht iu kishin vjedhur 3 aparate celulari, 350 euro, si edhe çantat e tyre personale.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit.
Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit:
M. R., 19 vjeç, banues në Korçë,
K. D., 20 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë,
A. G., 19 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë,
K. I., 19 vjeç, banues në Korçë.
Policia thotë se shtetasit e mësipërm janë autorë të dyshuar edhe të dy ngjarjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Korçës, gjatë muajit dhjetor, ku kanë vjedhur me dhunë 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kanë marrë 4 aparate celulare dhe shumën prej 440 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




